ROMЁ – Papa Françesku në tur afrikan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMЁ‚ 2 nёntor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku njoftoi se në fillim të shkurtit do të zhvillojë një tur në Afrikë, fillimisht në Kongo dhe më pas në Sudanin e Jugut.

Udhёtimi nё vendet afrikane ishte planifikuar pёr nё korrik tё kёtij viti‚ por u anulua pёr shkak tё problemeve shёndetёsore tё papёs.

85-vjeçari shtoi se ”m’u desh ta anuloja udhёtimin atёherё, sepse doktori im nuk mё lejoi tё udhёtoja‚ por tani mund tё eci pak duke pёrdorur bastunin”.

Papa Françesku vuan nga njё sёmundje e gjurit dhe qёndron i ulur nё njё karrige me rrota.

Si pasojё nuk ka qenё nё gjendje tё jetё i pranishёm nё ceremonitё e kishёs.

Selia e Shenjtë nuk e ka konfirmuar ende datёn e vizitёs sё papёs./ /as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBordi i Transparencës: Çmimi i naftës zbret në 232 lekë/litër

You may also like