Roland Bejko reagon ashpër për publikimin e të dhënave: Rama të japë dorëheqje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në lidhje me publikimin e listave të pagave, anëtari i PD-së Roland Bejko u shpreh se kjo që ka pagave është një vepër penale dhe një skandal publik.

Qeveria shqiptare këto të dhëna i ka nxjerrë në publik. Çdo qytetar shqiptar duhet ta padisë qeverinë te gjykata e të drejtave të njeriut.

Bejko: Kjo që ka ndodhur me listën e pagave është një vepër penale dhe një skandal publik. Media e ka denoncuar paradhomën e këtij skandali qysh me patronazhistët. Qeveria duke dashur të heqë vetullat ka nxjerrë sytë me sistemin e-Albania ku zotërohen të gjithë të dhënat e qytetarëve shqiptare. Qeveria shqiptare këto të dhëna i ka nxjerrë në publik. Çdo qytetar shqiptar duhet ta padisë qeverinë te gjykata e të drejtave të njeriut. Këto të dhëna i interesojnë botës së krimit dhe gjithkush mund t’i përdorë sipas interesit.

Përgjegjëse në këtë rast është qeveria dhe pas hetimeve të organeve kompetente kryeministri duhet të japë dorëheqjen sepse është një skandal shumë i madh. Janë shpenzuar miliona euro për të mbrojtur të dhënat personale. Nuk është vetëm çështja e pagave, por numri ID dhe nesër mund të dalin edhe numrat e llogarive të bankave. Besimi i qytetarëve është zero. Mirë ndodhi me patronazhistët në fushatë elektorale ku ishte një strukturë për votat.

Bejko shtoi se shqiptarët kërkojnë që në raport me këto çështje drejtësia të mos jetë e varur nga politika.

Bejko: Kjo është nga pikat e errëta të drejtësisë shqiptare. Kjo është një sfidë e madhe besimi sepse shqiptarët kërkojnë një drejtës që të mos jetë e varur politikisht dhe e pavarur. Prej kohësh janë prishu balancat në këtë është, sepse pushtetet janë vetëm në dorën e kryeministrit Rama. Pa drejtësi do të jemi të gjithë të rrezikuar, ku klika në pushtet mund të bëjë gjithçka me pasuritë e shqiptarëve. Ky është një skandal i vërtetë dhe nuk duhet marrë me të qeshur.

You may also like