Roland Bejko nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe plas deklaratën e fortë

by admin
Spread the love

Anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Ora e Betit’ se Berisha kuptoi se çfarë donin demokratët dhe ua dha atë.

Sipas tij ai me nismën e ‘Foltores’ dhe Kuvendin po u jep gjithçka demokratëve në mënyrë që ata t’i japin atij partinë.

Deklarata e Bejkos:

“Berisha kuptoi se çfarë donin demokratët dhe ua dha atë. Ata donin një parti demokratike që nuk u është dhënë për 30 vite. Ai u jep atyre ato që duan, ndërsa ata do t’i japin atë që Berisha do tashmë. Në këtë moment Berisha do të marrë partinë.

Çdo gjë e bën është si ajo shprehje “me jepni një kalë të shpëtoj”. Mendoj se ky sondazh tregon irracionalitet që kanë militantët. Demokratët mendonin se do të fitonin zgjedhjet, por ato u humbën ose u vodhën. Prandaj një zhgënjim të madh te demokratët dhe përgjegjësia më shumë kërkohet tek kryetari që ngriti pritshmëri.”, u shpreh Bejko.

You may also like