Rohde mbështet qëndrimin e Cramon në lidhje me Manastirin e Deçanit

by admin
Spread the love

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur qëndrimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në lidhje me qëndrimin e kësaj të fundit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria në lidhje me Manastirin e Deçanit.

Cramon para pak ditësh tha se Qeveria e Kosovës duhet ta respektojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit.

Me këtë, u pajtua edhe ambasadori gjerman, Rohde, i cili tha se zbatimi arbitrar i drejtësisë nuk është rruga përpara.

“Plotësisht pajtohem: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është shumë i vonuar siç ka kujtuar Gjykata së fundmi”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Lajme interesante

You may also like