Rodri: Topi i Artë? Botërori një muaj është, Haaland theu çdo rekord

by admin
Spread the love

Rodri ka filluar sezonin e pestë me Manchester Cityn. I fundit ishte më i bukuri, me mesfushorin spanjoll që fitoi tripletën, madje duke shënuar golin e fitores në finalen e Champions League kundër Interit.

27-vjeçari i është përgjigjur Diego Simeones, ish-trajnerit të tij tek Atletico Madrid në lidhje me idenë që në ishull nuk mbrohet fare sipas argjentinasit.

Nuk jam dakord me Simeonen, por edhe mund të ketë të drejtë. Jo të gjithë skuadrat luajnë njësoj, por unë të garantoj se te City në çdo ndeshje mbrojmë të gjithë gjatë 90 minutave.

Ndoshta të tjerët luajnë më hapur dhe lënë më shumë hapësira. Në përgjithësi, mendoj se Premier League është e fortë, mbrojtëse dhe e ashpër”, thekson Rodri, i cili ka një koment edhe për Topin e Artë.

Që u fitua nga Lionel Messi për herë të tetë si askush tjetër. Me “pleshtin” që iu fal triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën për t’ia dalë përballë Erling Haaland.

Unë përjetova një vit të jashtëzakonshëm, ky është shpërblimi im. Mendohen të qëndroj me këmbë në tokë, kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja.

Messi apo Haaland? E vështirë të përgjigjesh… Kupa e Botës është kompeticioni më i rëndësishëm, është e vërtetë dhe nuk ka dyshime për këtë. Por përfshin një muaj të një sezoni prej 7-8 muajsh.

Erling është një djalë që theu të gjithë rekordet e golave në sezonin e tij të parë me ne, nuk duhet harruar ky fakt. Gjithashtu ai fitoi gjithçka që mund të fitohej.

Nuk mund ta ndaj dot unë se kush duhet ta fitonte Topin e Artë, por ai është shoku im i skuadrës dhe do të kisha dashur që ai të kishte fituar”, deklaroi Rodri.


Top Channel

You may also like