Robin Krasniqi feston ditëlindjen me lajmin më të bukur: Baba për herë të parë

by admin
Spread the love

Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e treguan vetë ata me postime në Instagramet përkatës. Lajmi vjen pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Robin i ka shprehur emocionet e tij me anë të një postimi  ku shkruan: “Falenderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!”

Ndërsa modelja ka publikuar disa fotografi dhe dy prej tyre janë ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Ndërkaq, ajo ka shkruar: “Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura. Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba”./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like