Robin dhe Marigona Krasniqi bëjnë lidhjen publike për herë të parë

by admin
Spread the love

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi ka konfirmuar romancën e tij me modelen, Marigona Krasniqi.

Pas shumë aludimesh në mediat rozë se ata janë bashkë, dyshja më në fund kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre. Robin në profilin e tij të Facebook, ka publikuar një fotografi bashkë me Marigonën.

Në imazhin e ndarë më miqtë dhe ndjekësit e tij, boksieri me prejardhje nga Juniku shfaqet duke e shijuar praninë e partneres.

Fotografi ka publikuar edhe vetë Marigona në llogarinë e Instagram-it. Kjo mund të jetë lidhja e parë e Marigonës me një boksier, por jo edhe e Robinit me një modele, pasi më parë ai ka pasur një romancë të gjatë me modelen shqiptare të suksesshme në Gjermani, Heidi Lushtakun./revistawho.com

You may also like