Robertson: Kemi një kundërshtar fantastik përballë, por duam të fitojmë

by admin
Spread the love

Livepooli do të përballet me Real Madridin në finalen e madhe të Champions League ku do të kurorëzohet edhe ekipi që do të fitojë kampionatin më të rëndësishëm europian. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe mbrojtësi i Liverpool, Andry Robertson.

“Nuk kam asnjë mendim, kemi një kundërshtar fantastik përballë. Nuk ndodh shpeshë, po mendoj vetëm që të jap më të mirë dhe kërkoj që të fitojmë”.

HIJE NGA FINALJA E KIEVIT? “Jo, vitin tjetër ne fituam Champions League. Kemi mundësinë që të fitojmë, por nata e Kievit është larg dhe i përket të shkuarës. Tani jemi të përqëndruar në këtë sfidë, duam të fitojmë trofeun, sidomos kur i afrohesh kaq shumë”.

SEZONI I GJATË- “Për sa i përket lodhjes, është ndeshja më e bukur e futbollit, për këtë arsye nuk do të kemi frikë apo lodhje, do të jetë një sfidë emocionuese. Jemi gati për sfidën e nesërme”.

REAL MADRID- “Ata kanë pasur mundësinë për t’u përgatitur në mënyrë më të qetë, kanë fituar LaLiga tre javë më parë. Në një sezon ne duam të fitojmë gjithçka, kemi tejkaluar dëmtimet dhe problemet dhe kemi besim. Për sa i përket konkurrencës, ka qenë një sezon fantastik deri në ndeshjen e fundit. Nesër kërkojmë të fitojmë. Kur luan Reali të gjithë presin që të fitojë, por edhe për Liverpoolin është e njëjta gjë, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”.

KUNDËRSHTARËT- “Jemi përballur me shumë lojtarë, ne nuk mund të bëjmë shumë ndryshime, mentaliteti vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Më pas kur e shikon që ke përballë kundërshtarë të fortë, përpiqesh edhe të përshtatesh”. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

You may also like