Robert Papa plas deklaratën e fortë: Ambasadorja amerikane po gabon me ndërhyrjen e saj, gjuha diplomatike është e vështirë për tu kuptuar nga politikanët shqiptarë

by admin
Spread the love

Gazetari Robert Papa ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për takimin e Metës me Yuri Kim, ku thotë se nuk ka qenë një takim kokë më kokë dhe se ambasadorja amerikane po gabon sërish me ndërhyrjen e saj.

Papa shprehet se në takim është folur për non gratën e Berishës, por që sipas tij lista e zezë me politikanët shqiptarë është më e gjerë. Ai tha se diplomacia është e çuditshme dhe se gjuha diplomatike është e vështirë për tu kuptuar nga politikanët shqiptarë.

“Kim dhe Meta nuk kanë pasur një takim kokë me kokë. Një diplomate e lartë mund të bëjë takime dhe me parti politike, por e ka të ndaluar nga Ëashingtoni të ndërhyjë, zonjusha kërkon të përçajë opozitën. Pra në atë takim është folur për non gratën. Nga ana tjetër Kim është e vështirë të lexohet është përpjekur me Bashën të përçajë opozitën, ka dështuar tani kërkon të përdorë Metën, por gjuha diplomatike është e vështirë të kuptohet nga politikanët shqiptarë. Është orvatje për të përçarë opozitën se deri ku do shkojë LSI, dhe them se Kim po gabon përsëri duke u bërë pjesë e politikave lokale me ndërhyrjet e saj. Berisha mund ta kontaktojnë vetë, por pa përfunduar gjyqi në Francë ne na është thënë se lista e zezë me politikanët shqiptarë është më e gjerë. Ne duhet të rrimë dhe të presim. Diplomacia është e çuditshme, gjuha diplomatike e vështirë të kuptohet nga politikanët shqiptarë.“-tha ai.

You may also like