Robert Berisha tregon se çka i ka ndodhur para 600 personave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roberti ka treguar një rast interesant nga jeta e tij.

Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në rubrikën “Vip Dado” në E diell, ku ka zbuluar momentin më të sikletshëm në jetën e tij.

Ai është kthyer pas në vitet e gjimnazit kur u rrëzua në mbrëmjen e maturës me 600 nxënës.

“Para se të fillojë mbrëmja e maturës me 600 maturantë, isha në një ndër lokalet në Prishtinë. E gjithë salla ishte si me qeramikë dhe duke luajtur me karrige u rrëzova mbrapa para 600 nxënësve. Ashtu kam qëndruar për rreth 2 minuta dhe vetëm kam qeshur. Ka qenë siklet për mua”, tregoi Roberti.

Përveç kësaj foli për vajzën duke thënë se është shumë i ndjeshëm ndaj saj dhe që prej ditës që ka lindur, ka ndryshuar mënyrën se si i jep makinës duke ulur shpejtësinë dhe duke treguar më shumë kujdes.

Para se të lindte Renee, Robert Berisha thotë se ndikimin më të madh të tij e kishte nëna e tij.


You may also like