Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci i japin fund lidhjes, çka solli ndarjen

by admin
Spread the love

Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund romancës së tyre. Dyshimet e para nisën kur u vu re se këngëtari i kishte fshirë të gjitha postimet me modelen.

Ai ka lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit. Kurse Laureta nga ana tjetër është zhdukur nga rrjetet sociale, duke mbyllu adresën e saj të Instagram.

Tashmë burimet për “Prive.al” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë që e çoi lidhjen drejt përfundimit.

“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut”- janë shprehur burimet pranë çiftit.

Kujtojmë se pak më parë Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë”, tha ai kur zbuloi marrëdhënien me Lauretën.

Çifti dukej se po jetontë ditë të arta dhe shfaqeshin gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta ishte bërë tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëronte kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat.

Mirëpo, një detaji interesant rreth lidhjes së tyre që mori vëmendje ishte diferenca e madhe në moshë: plot 18 vjet diferencë. Robert Berisha ka lindur më 1978 dhe është 44 vjeç, ndërsa Laureta ka lindur më 1996 dhe është 26 vjeç.

Roberti rrëfeu se ndihej i plotësuar dhe madje zbuloi se kjo lidhje e bëri të besonte për herë të parë dhe në horoskop për faktin se ata kanë tipa të njejtë. Sipas tij ata janë të bërë totalisht për njëri-tjetrin. “Gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar. Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”, u shpreh ai aso kohe.

You may also like