Robert Berisha bëhet “hor” në një mbledhi, nuk e di këngën e Adem Jasharit

by admin
Spread the love

Robert Berisha vitet e fundit është bërë edhe këngëtar, madje ka sjell disa këngë, e fundit dedikim për nënën e ndjerë.

Ai, po mban edhe mbrëmje muzikore në Kosovë e Diasporë, e së fundi duket se është aktivizuar edhe në dasma e ahengje, shkruan Kosovarja.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Berisha shihet për krahë këngëtares Rina Ramadani, ku teksa kjo e fundit po këndonte këngën për Adem Jasharin, Robert Berisha ndërhynte me nga një fjalë.

E, gjatë rrugës, këngëtarit humorist i ngatërrohet fare teksti dhe në fund e lë krejt pa takt, duke mos e ditur atë.

Në të vërtetë, këngën “Mora fjalë” e dijnë i madh e i vogël, pasi është krijimi më emblematik për Adem Jasharin, himn për të jashtëzakonshmin e historisë së re të Kosovës. Komentet poshtë kësaj videoje që po bëhet virale, janë masakruese!


You may also like