Robert Aliaj i drejtohet të birit në Love Story: “Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!”

by admin
Spread the love

Një prej risive të sezonit të dytë të Love Story është dhe pjesëmarrja e djalit të Robert Aliajt, Krist Aliaj në rolin e fronistit.

Përgjatë prononcimit të të dyve në media, edhe Roberti, edhe Kristi kanë treguar se nuk do mbajnë anën e njëri-tjetrit.

Mbrëmjen e sotme, Roberti i është drejtuar djalit të tij lidhur me klipin e një jave më parë ku shfaqej me Ferrari: “Ç’e kishe atë Ferrari?! Jam neveritur nga ajo që pashë. Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!”, – i është drejtuar Roberti të birit.

Nga ana tjetêr Kristi i është përgjigjur duke sqaruar çdo gjë.

“Ndihem keq vërtetë. Sfidova veten ndaj pranova, pasi Ferrari nuk është për mua. Më thanë që je princ dhe si princ që të gjesh princeshën të duhet një Ferrari. Sfidova veten me vetëdije dhe kuptova që isha gabim”, -tha Kristi duke zbuluar kështu dhe ndjesitë e tij.

Bleona nuk e la pa një koment këtë situatë duke i thënë djaloshit se një person si ai nuk ka nevojë për makinë luksoze që të bëjë për vete një vajzë./revistawho.com

You may also like