Robbie Williams në konflikt me fqinjin e famshëm Page pas ngritjes së gardhit £2mln mes dy shtëpive (fotot)

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur britanik Robbie Williams raportohet se ka ndjellur zemërimin e fqinjit të tij gjithashtu muzikant legjendar Jimmy Page, me planet për ngritjen e një gardhi 2 milionë paundë në pronën e tij Holland Park në qendër të Londrës.

48 vjeçari Williams ka dorëzuar aplikimin në bashkinë e Kensington e Chelsea për ngritjen e gardhit të drurit në tre anë të pronës së tij.

Në dokument argumentimi i veprimit është mungesa e privatësisë pasi “ngritjet e murit janë të ulëta dhe i lejojnë kalimtarëve pamjhe nga kopshti”.

Vendimi për aplikimin e Robbie do të jepet nga autoritetet më 19 janar, raportojnë mediat vendase, teksa kjo nuk hera e pare e konfliktit mes fqinjeve.

Edhe muajin e kalaur këngëtari i hitit të njohur ‘Angels’ nxiti tensionet me fqinjin e tij muzikant Jimmy, themelues i grupit legjendar Led Zepelin, kur tentoi të priste pemët pranë gardhit të tyre të përbashkët.

Dy ‘rockstar-ët’ raportohet se nuk shkojnë mirë prej vitesh, që kur Robbie tentoi të ndërtonte një pishinë të nëndheshme në shtëpinë e tij.

Robbie kërkon gjithashtu të heqë disa pemë nga pjesa e kopshtit të tij, për të cilat do të kryhet një inspektim nga bashkia lokale e zonës ekskluzive londineze ‘Kensington and Chelsea’.

Williams ka thënë se kërkon të heqë një pemë manjole që është anuar keqas, si dhe një pemë qershie që mbulon një kalim këmbësor.

Kitaristi i Led Zeppelin ishte lejuar nga bashkia të krasiste pemët në banesën e tij luksoze në qershor, në të njëjtën kohë kur Robbie-t iu mohua leja për të prerë një prej pemëve të tij.

Zyrtarët thanë asokohe se Williams, nuk kishte sjellë “prova për masën e kalbëzimit të pemës”.

Kitaristi i Led Zeppelin kishte kundërshtuar më parë punimet e Williams për ndërtimin e pishinës në vilën £17 milionëshe, duke argumentuar se dëmtojnë veprat e tij delikate të artit në banesën ngjitur.

Por Williams fitoi më në fund lejen për ndërtimin e pishinës në bodrum në 2019 pas një beteje ligjore pesë vjeçare.

Ai ka thënë se do të përdoren vegla pune me dorë për minimizimin e dridhjeve, edhe pse rrisin masivisht kostot e punës.


Top Channel

You may also like