RMV-ja nis kualifikimet për Euro 2024, kundër Maltës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MILEVSKI PUBLIKOI LISTËN ME EMRAT EMRAT E 28 FUTBOLLISTËVE

Në pragë fillimit të kualifikimeve për Euro 2024, seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski sot para mediumeve publikoi listën me 28 futbollist të cilët do të jenë në disponim për ndeshjen kundër kualifikuese kundër Maltës  më 23 mars  dhe  ndeshjes miqësore  kundë Ishujve Faroe më 27 mars në Shkup.

Seleksionuesi MIlevski, sot para gazetarëve theksoi se shumica e lojtarëve  të ftuar  nuk janë në nivelin dhe nuk kanë  minutazh të mjaftueshme në ekipet e tyre dhe nuk janë formën e duhur, Sa i përket pritshmërive për kualifikim në “Euro 2024”,  duke pasur para sysh  se jemi në grupin e veshtir,  ai tha:

Gjithësesi se gjendemi në një grup shumë të vështirë. Cilësia e kundërshtarëve tanë është njohurë, nuk dua tani të përsëritem për cilësinë e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës, por edhe por edhe të Maltës, pasi ka kualiutete të shkëlqyeshme individual në radhët e veta. Këtë e ka dëshmuar në ndeshjet e fundit me rezultatet  kundër Izraelit dhe barazimi me Greqinë. Kjo dëshmon se kemi kundërshtarë të forte, por maqedonia ka dëshmuar në të kaluarën se ka kualitet, ka potencial dhe mund të  kundërvihet edhe reprezentacioneve më të forta se ne” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit.

Përgatitjet për ndeshjen kualifikuese pë Kampionatin Europian 2024, kundër  Maltës do të fillojnë më 19 mars, në kampin stërvitore të FFM-së, ndërsa ndeshja Maqedoni e Veriut – Malta, do të zhvillohet më 23 mars me fillim në ora 20:45 në  Arenën “Todor Proeski” në Shkup. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like