RMV-ja kundër Maltës nis ciklin e kualifikimeve – Shqip

by admin
Spread the love

MAQEDONI E VERIUT – MALTA LUHET TË ENJTEN NË ORA 20:45

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut, në futboll nesër në mbrëmje me fillim në orën 20:45, zyrtarisht e nis cilklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian të futbollit Gjermania 2024.

Për seleksionuesin Bllagoja Milevski, cdo rezultat tjetër përvec fitores kundër Maltës, do të ishte një nisje dështuese e kualifikimeve për EURO 2024. Por, ai bën thirrje për kujdes, për shkak se edhe Malta ka cilësitë e veta.

“Të gjithë e morëm mësimin, jo vetëm futbollistët. Fjalë për fjalë të gjithë ata që janë të përfshirë në punën e ekipit. E theksova atëherë, por duke parë se si duken lojtarët tani, jam më se i bindur se do të kemi një fillim më se të suksesshëm, siç dëshirojmë” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit.

Fitorja kundër Maltës do të niste me këmbë të mbarë kualifikimet – thotë Kapiteni Stefan Ristovski. Ai, sic njofton KlanM, uron që të gjithë futbollistët të jenë në dispozicion gjatë gjithë ciklit kualifikues.

“Ndeshja me Maltën është rast që të nisim ashtu siç duhet, e kjo do të thotë të fillojmë me fitore. Në këtë momente kjo është më rëndësishme. Kemi grup me kombëtare tejet cilësore, kombëtare të cilat janë favorite për të fituar Evropianin, si Italia dhe Anglia, por nuk duhet haruar as Ukrainën se me çfarë lojtarësh disponon. Por, ngadalë ecim hapë pas hapi. Kemi orar të mire dhe nesër nese nisim si duhet, ajo do të na shtyjë më tutje“ – tha Stefan Ristovski, kapiten.

Po të enjten, sic njofton KlanM, zhvillohet edhe derbi i Grupit C, aty ku garon edhe Maqedonia e Veriut. Përsëritet finalja e kampionatit të kaluar evropian, Italia është nikoqire e Anglisë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like