RMV-ja deri në zgjedhjet 2024 të fokusohet në përmbushjen e reformave – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Larson Jain: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit çelësi për përparim në eurointegrime

Euroambasadori David Geer ka porositur sot na Kuvendi i Maqedonisë së Veriut se, fokusi i vendit për vitin 2023 duhet të jetë te reformat, duke thënë se, duhet të shfrytëzohet koha prej tani deri në zgjedhjet e vitit 2024, për të shtyrë përpara ato reforma shumë të nevojshme, në interes të qytetarëve.  Ai po ashtu, përmendi edhe rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që vendi të bëj përparim në rrugën drejt integrimit evropian.

“Ndryshimet kushtetuese me qëllim të përfshirjes së qytetarëve të cilët vet-përcaktohen si bullgarë, mbetet vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, por plotësimi i tij është i nevojshëm që të ruhet momentumi në negociatat. Bëhet fjalë për vendim i cili nuk varet prej askujt tjetër përpos juve. Më lejoni të sqarojë edhe një herë se, të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian nuk ju heq në asnjë mënyrë gjuhën tuaj apo identitetin nacional”, deklaroi David geer, Ambasadori i BE-së në Shkup.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime në Kuvend, ku u prezantuan prioritetet e presedencës suedeze me Këshillin e BE – së, Geer po ashtu theksoi rëndësinë kyçe të sundimit të së drejtës. Ai theksoi se, Bashkimi Evropian, vendet anëtare dhe shtetet e tjera partnere kanë harxhuar miliona në këtë sektor, kështu që është e drejtë të pritet të ketë edhe rezultate të caktuara.

Ndërkohë, ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Jain, tha se njëra ndër prioritetet e presidencës suedeze me BE-në, do të jetë zgjerimi i BE-së. Në këtë drejtim, ajo tha se, porosia e BE-së ka qenë e qartë më shumë se kurdoherë se, ardhmëria e këtyre qytetarëve është në BE. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë kyçe të reformave në procesin eurointegrues.

“Bashkimi Evropian është union që bazohet mbi vlera, respektim të sundimit të së drejtës dhe të drejtave individuale. Reformat në sundimin e së drejtës, të drejtave fundamentale dhe sistemit gjyqësor, si dhe synimi i fortë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, paraqet çelësi për ecjen përpara drejt integrimit evropian”, tha Ami Larson Jain, Ambasadore e Suedisë.

Ajo më tej shtoi se gjatë presidencës me BE-në, Suedia mes tjerash do të ketë prioritet sigurinë, konkurrencës, tranzicionin e gjelbër dhe energjetik, demokracinë dhe sundimin e së drejtës./KlanMacedonia

You may also like