Rivalët e Kosovës fitojnë me “manita”, gol dhe asist nga Xhaka

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zvicra nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin drejt Euro 2024.

Kombëtarja helvete mposhti 5-0 Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Grupit I të zhvilluar në Novi Sad të Serbisë.

Që Bjellorusia nuk do të paraqiste rrezik për përfaqësuesen e Murat Yakin, kjo u duk që në fillimin e sfidës. Zviceranët kaluan përpara pas vetëm 4 minutash lojë. Renato Steffen realizoi me portën e boshatisur, teksa përfitoi nga një top i larguar jo siç duhet.

Vlen të thuhet që dhe dy golat e tjerë që 31-vjecari realizoi në minutat 17′ dhe të 29′, erdhën në një mënyrë të ngjashme. Dalje nga krahu i majtë, pasim në qendër dhe gol. Tripleta e sulmuesit të Luganos dërgoi helvetët në pushim me komoditet të plotë.

Megjithatë, ata nuk nguruan të realizojnë dhe dy herë të tjerë dhe të thellojnë edhe më tepër epërsinë. Granit Xhaka la shenjën e tij në dy golat e pjesës së dytë. Në minutën e 62′, mesfushori i Arsenalit shënoi në mënyrën e tij të zakonshme.

Ai goditi fort nga jashtë zonës dhe mposhti portierin bjellorus. Tri minuta më vonë, Xhaka asistoi për të sapofuturin Amdouni, i cili gjeti golin e parë me fanellën e përfaqësueses.

Zvicra respektoi të gjitha pritshmëritë me paraqitjen ndaj bjellorusëve dhe diferenca e golave i vendos menjëherë me vendin e parë, një pozicion që aspirojnë ta kenë deri në fundin e kualifikueseve të Euro 2024./ Shqip


Top Channel

You may also like