Ritvana shërohet, vie në Për’puthen Prime për tu sqaruar me Mikelën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

21:50 | 11 Dhjetor 2021

Ditë më parë Ritvana njoftoi për largimin e saj nga Për’puthen.

Ajo tha se për arsye shëndetësore duke mos dhënë detaje i duhet të heqë dorë nga programi ku shkoi për ta gjetë fatin e jetës, shkruan lajmi.net.

Por situata që zhvillohet nga takimet e Mikelës me Erionin kanë bërë që Ritvana të rikthehet edhe njëherë në Prime.

Ajo është vendosur në një përballje me Mikelën dhe Erjonin për të sqaruar gjithçka.

Ritvana: Ajo që kemi pasur ne të dyja është me e rëndësishme sesa një kimi që kemi pas me Erjonin. Trekëndëshin pa u formuar jam munduar ta ndërpres.

Mikela: Nuk ke dashur ta ndërpresësh se ke dalë me Erjonin. Nuk po thua gjëra të vërteta. Kur kemi pasur një bisedë në telefon vazhdoi dhe u agravua në zënkë dhe nuk folëm më.

Ritvana: Kjo përballje mu kërkua dhe mos bëj sikur këtë përballje e kam kërkuar unë. Mos bëj kështu për gjëra që e dimë se si funksionojnë të mos bëjmë si budallaqe. Tu duk normale në kohën që unë nuk isha këtu të bëje ironi.

Mikela: Unë kam thënë që do kisha dashur të ishe aty sepse të kisha përmendur në takim.

Ritvana: Unë s’kam asgjë më për të sqaruar.

Erjoni: A je tërheq ti ty nuk ka pse të të interesojë se çfarë ndodh më vonë. Kur s’të intereson pse të djeg.

Ritvana: Unë ty të kam pasur para Mikelës, por s’kam dashur./Shqip/

You may also like