Rita Orës është dëgjuar mbi 4.3 miliardë herë globalisht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tri vite më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore publikoi albumin e saj të dytë në karrierë, “Phoenix”.

Albumi i cili erdhi pas gjashtë vitesh pritje dhe një beteje të gjatë ligjore me ish-shtëpinë e saj të parë diskografike, shënoi suksese të shumta anë e mbanë globit.

Rita ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video përmbledhëse, me disa nga performancat e saj më të zjarrta me këngët e “Phoenix”.


Në tri vjetorin e publikimit të tij, Or ka kujtuar disa nga sukseset e shumta që ka shënuar ky album, duke cekur ndër to faktin se këngët e albumit janë dëgjuar mbi 4.3 miliardë herë globalisht.

“S’mund të besoj, ‘Pheonix’ është 3 vjeç këtë javë! Kaq momente speciale duke utakuar dhe kënduar me të gjithë ju! Cili është kujtimi juaj i preferuar nga albumi”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me renome botërore në mbishkrimin e videos.

Albumi “Phoenix” përndryshe ka gjithsej 16 këngë, duke përfshirë hitet “Let You Love Me’, “Anywhere”, “For You”, “Lonely Together” e të tjera.

Rita aktualisht është duke punuar në albumin e saj të tretë në karrierë, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm.


You may also like