Rita Ora shkëlqim në imazhet e fundit me fustan elegant

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rita Ora ka shkëlqyer edhe një herë me paraqitjen e radhës që bëri përmes disa imazheve të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka sjellë për 16 milionë fansat e saj disa fotografi në të cilat përveç se me shumë stil, ajo dukej joshëse dhe në formë të mrekullueshme.

30-vjeçarja shihet me një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë, me detaje gurësh me shkëlqim, ndërsa flokët bionde i la kaçurrela natyrale.

“Ndriçoni dritën tuaj”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhe, krahas të cilave nuk kanë munguar komplimentet e fansave.

Kujtojmë që Rita aktualisht ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme, si në muzikë ashtu edhe jashtë saj.

Ylli i muzikës së fundi mbajti koncert të madh në Kullën Eiffel, në Paris, në të cilën shkëlqeu me performancën dhe mori vlerësime të larta.


You may also like