Rita Ora shkëlqen me dukjen dhe performancën në eventin amfAR

by admin
Spread the love

Rita Ora ka shkëlqyer në perfomancën e saj të radhës në gala mbrëmjen e eventit amfAR.

Këngëtarja shqiptare u pa e veshur me një fustan elegantë dhe të zi me një dekolte të hapur teksa performoi si e ftuar speciale në Dallas të Teksasit të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 30-vjeçare ishte në qendër të vëmendjen kur mbërriti në “TWO x TWO” në ngjarjen e organizuar për AIDS.

Veshja e yllit të popit, Rita, ishte e mbështjellë në bel me disa detaje prej fijeve, të varura përpara. Pjesa e sipërme e saj përputhej me pantallonat prej sateni.

Artistja mbante një çantë të zezë dhe me buzët të lyera me të kuqe të ndezur për t’i shtuar më shumë ngjyrë pamjes së saj mahnitëse. Flokët e saj të gjatë bionde i ranë mbi supe teksa ajo pozoi tërë shkëlqim në këtë event.


You may also like