Rita Ora pjesë e kalendarit të kompanisë së gomave “Pirelli 2022”

by admin
Spread the love

Këngëtarja Rita Ora është bërë pjesë e kalendarit të famshëm të kompanisë së gomave: “Pirelli 2022”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me një postimi në Instagram, ndërsa ka thënë se ndihet e nderuar të jetë pjesë e kalendarit më të famshëm në glob.

Por, kalendari i vitit të ardhshëm përfshin edhe figura të tjera me influencë në publik, të tillë si Grimes, Cher, Jennifer Husdon dhe disa të tjerë.

E veçanta e fotografive të publikuara në këtë kalendar është se shumica janë të shkrepura në Pallatin e Teatrit në Los Angeles, i cili daton prej vitit 1911, ndërsa disa të tjera janë realizuar në kështjellën Marmon në Francë.

Të gjithë ata që dalin në kalendar duhet të pozojnë në mënyrë provokuese, nudo ose gjysmë të zhveshur.


Lexo lajme interesante

You may also like