Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio – Shqip

by admin
Spread the love

Rita Ora ka shkaktuar të qeshura pasi bëri gafë gjatë një lidhje direkte në emisionin “The Big Breakfast”. Këngëtarja mori një frut teksa po jepte intervistën për prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu, duke iu referuar si një mollë.

“Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”, tha ajo duke shtuar: “Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e vyshkët”, shtoi Rita. Por, menjëherë ndërhyri prezantuesja AJ duke i thënë se është një pjeshkë.

“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndësa shpërthyen të qeshurat në studio. “Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket”, tha Mo me shaka.

You may also like