Rita Ora në një tjetër paraqitje elegante me të dashurin Taika Waititi

by admin
Spread the love

 

Rita Ora dukej sensacionale teksa doli nga një bistro e bukur në Los Angeles me të dashurin e saj Taika Waititi, 46 vjeç, të premten.

Për daljen romantike në La Poubelle, këngëtarja, 30 vjeçe, ishte veshur në mënyrë rastësore me një kapuç të zi të markës ‘Miu Miu’, i cili ishte i ndërthurur me tutat e saj.

Ajo e zbukuroi veshjen me aksesorë si gjerdani me rruaza argjendi të cilën dhe një çantë të vogël dore.

Duke kompletuar veshjen e saj me një palë çizme të bardha, interpretuesja e hitit “Your Song” mbrojti veten dhe të tjerët me një maskë të zezë, ndërkohë që pandemia COVID-19 vazhdon të jetë prezentë.

Anëtarja e jurisë së “The Voice Australia” i kishte lënë flokët e saj të binin lirshëm pas shpatullave, përpara se të hipte në një makinë aty pranë.


Ndërkohë, i dashuri i saj, regjisori i filmave, dukej gjithashtu shik i veshur me një pallto leshi ngjyrë gri, të cilën e kishte stiluar sipër një trikoje të hirtë.

Ai veshi një palë pantallona ngjyrë të hirtë dhe e përfundoi pamjen me një palë këpucë lëkure me shkëlqim oniksi.

Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita u angazhua si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve të reja, “The Voice Australia”.

“Jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha Ora për ‘Vogue Australia’ muajin e kaluar kur u pyet për marrëdhënien.


You may also like