Rita Ora ndan imazhet atraktive nga koncerti në Paris – Shqip

by admin
Spread the love

8:45 | 3 Tetor 2021

Këngëtarja e njohur ka mbajtur koncertin në qytetin e Parisit.

Këngëtarja e njohur shqiptare tash e disa javë ka paralajmëruar se ajo do të mbajë një koncert në Paris, shkruan lajmi.net.

Koncerti i parë i një serie të re muzikore, “Iconic People in Iconic Places”, Rita Ora u zhvillua të enjten, më 30 shtator në periferi të Javës së Modës në Paris.

Rita për këtë koncert u shpreh se ishte një shfaqje e paharrueshme dhe një moment i pabesueshëm për të.

Rita Ora ‘Live From The Eiffel Tower’, prezantoi hitet e saja si, “Anywhere”, “Lonely Together” dhe “Let You Love Me”, si dhe këngë nga albumi i saj i fundit “Bang”.

Ajo së fundi ndau pamje nga paraqitja e saj në Koncert duke mahnitur fansat e saj me fotografitë në veshet glamuroze plot shkëlqim./Shqip/

You may also like