Rita Ora hap zemrën, flet për partnerin e saj dhe dy vajzat e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

32-vjeçarja shqiptare Rita Ora i ka dhënë fund beqarisë me fituesin e “Oscar” Taika Waititi, i cili është baba. Ai ka dy vajza: Te, 11 vjeç dhe Matewa, shtatë,  nga lidhja e tij e kaluar me Chelsea Winstanley.

Marrëdhënia e Ritës me vajzat e 47-vjeçarit është aq e ngushtë, sa as nuk e mendonte të martohej pa i ftuar në dasmë!

Pra, dasma u mbajt së bashku me familjen e bashkuar verën e kaluar.

“Fëmijët e tij ishin aty dhe me të vërtetë doja që ata të ishin pjesë e dasmës. Duhet të ndodhte ose atëherë, ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij. Ishte perfekte!

Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi u lidhën përmes Zoom.”- tha Rita për “Glamour”.

You may also like