Rita Ora e nis mëngjesin e së shtunës me stërvitje të rënda në palestër

by admin
Spread the love

Ajo qëndron në formë dhe e shëndetshme me stërvitjet e saj të rregullta.

Dhe Rita Ora tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit, teksa zhvilloi një tjetër seancë stërvitore rraskapitëse të shtunën në mëngjes

Këngëtarja 31 vjeçee, shfaqi barkun e saj dhe forcën mbresëlënëse në një veshje sportive rozë teksa praktikonte tërheqje për forcën e saj në pjesën e sipërme të trupit.

Ajo kompletoi pamjen e saj sportive me një palë geta të ngushta të zeza për stërvitje dhe atlete të bardha komode për udhëtimin në palestër.

Bukuroshja i kishte lidhur flokët e saj kaçurrele në stilin topuz.

Duke i frymëzuar 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram për fundjavën, Rita shkroi në mbishkrimin e videos: “Të shtune të gëzuar”.

Kjo vjen pasi ylli publikoi klipin e këngës së saj të re “Follow Me” me Sam Feldt të premten, ku këngëtarja u shfaq në stilin e kaubojses.

Në klip, 31-vjeçarja dukej e pabesueshme me çizme lëkure të kuqe të gjata deri në kofshë, një triko të zezë dhe xhaketë me lesh në një nga skenat.

Rita mahniti me dukjen teksa mbante një kapele kaubojsish në kokë, ku këndonte në një nga shkretëtirat e Kalifornisë.


You may also like