Rita Ora bëhet imazh i “Mazda”, merr poza atraktive pranë veturave të gjigantit japonez

by admin
Spread the love

Ajo pozoi me shumë stil para kamerës, duke marrë disa poza mjaft provokuese.

E mbështetur pas një veture “Mazda” të zezë, Rita dukej sensacionale teksa falënderoi markën që ‘u kujdes për transportin e saj gjatë qëndrimit në Sydney’.

Këngëtarja e kaloi të enjten në qytetin australian, duke shkuar në palestër me motrën e saj Elenën, teksa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga stërvitja e saj.

Rita i tha më parë Revistës “Shape” se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Bëj tre qarqe dhe e përsëris atë tri herë. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.

Rita gjithashtu bën kardio dhe nuk ndalon deri sa ta ndjejë vërtet lodhjen.

Ylli i hitit “Lonely Together” mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit “The Voice Australia 2022”.

Ajo ndodhet atje së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Që kur mbërritën në Sydney, ata janë parë duke bërë blerje në Bondi dhe duke frekuentuar plazhin, madje kanë marrë pjesë edhe në premierën e filmit “Being the Ricardos”.

Rita së fundmi tha për gazetën The Independent se do të donte të kishte një familje të mirë e të madhe një ditë.

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, sa më larg vëmendjes.

 

You may also like