Rishfaqja e një gruaje të vdekur në 84-ën – Shqip

by admin
Spread the love

Studentja e shkencave kompjuterike Petra P. u zhduk pa lënë gjurmë në Braunschweig (Saksonia e Ulët) në 1984. Ajo u shpall e vdekur, megjithëse trupi nuk u gjet kurrë.

Megjithatë, 31 vjet pas zhdukjes së saj, Petra P. thirri policinë në vitin 2015, sepse apartamenti i saj në Dyseldorf ishte thyer. Më pas ajo pranoi në polici se kush ishte.

Për më shumë se tre dekada ajo jetoi me emrin Susanne Schneider. Që nga viti 2015, ajo nuk ka dashur të flasë për arsyet e zhdukjes së saj. E ka bërë dje, më 16 mars, në emisionin Life – Menschen, Momente, Geschichten në RTL, ku ka thënë se e kanë dhunuar rëndë si fëmijë, e ka mbajtur brenda vetes dhe kur e ka kujtuar, ka dashur vetëm të zhduket.

Dhe kështu ajo u zhduk. Ajo i dha çelësat e banesës shokut të dhomës, tërhoqi 3000 marka gjermane nga llogaria e saj, paketoi disa gjëra, shkoi te dentisti dhe më pas u drejtua në të panjohurën.

“Doja të lija gjithçka pas”, tha ajo.

Ajo zgjodhi një emër të ri dhe jetoi me atë emër për 31 vjet, punonte punë të ndryshme, paguante qiranë gjithmonë me para në dorë, nuk kishte makinë dhe nuk shkoi kurrë me pushime: “Kështu kalova pa u vënë re gjithë ato vite. Policia po më kërkonte, thjesht doja të zhdukesha pa u vënë re nga jeta ime e mëparshme.”

Holger Kunkel, një inspektor në pension që hetoi rastin e Petra P., tha në emisionin RTL se ishte i bindur se Petra ishte vrarë.

“Edhe sot e kam të vështirë të kuptoj që Petra më është shfaqur papritur në vitin 2015. Unë kam qenë në atë kohë 41 vjet polic dhe nuk kam dëgjuar kurrë për një gjë të tillë. Tani nuk e kam të vështirë për të kuptuar se si terroristët mund të fshihen për 30 vjet kur dhe një grua e zakonshme ka sukses”, tha inspektori.

Kunkel tha se ata kërkuan gjithçka gjatë kontrollit: “Ne kërkuam të gjithë pyllin dhe ecëm lart e poshtë rrugën që menduam se mund të ishte kyçe në zhdukje. Ne e kthyem Wolfsburg me kokë poshtë. Zhytësit e kërkuan atë, por nuk gjetën asgjë. Nuk mund ta kuptojë se një grua, fotografia e së cilës udhëtoi nëpër Gjermani, arriti të fshehë identitetin e saj për tre dekada.” /tesheshi.com/

You may also like