Rinovoi kontratën, por Tottenham i fiksuar pas portierit të kombëtares

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham synon me çdo kusht të afrojë një portier në merkaton e verës. Hugo Lloris nuk garanton më siguri për portën e Spurs-ave, me drejtuesit që kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e francezit.

I preferuar i Tottenham është Jordan Pickford që aktivizohet me Everton. Në fakt, gardiani i kombëtares angleze sapo rinovoi kontratën me Everton megjithatë kjo nuk i step drejtuesit e klubit nga Londra.

Nga ana tjetër, edhe te Everton duket se nuk e kanë problem nëse ndajnë rrugët me Pickford duke qenë se janë të gatshëm të heqin dorë prej tij për shumën e 35 milionë paundëve. Ndërkohë, një tjetër lehtësi për Tottenham mund të vijë edhe nga arsyet sportive me Everton që është i përfshirë në garën e mbijetesës.

Nëse skuadra nuk ia del të qëndrojë në elitë atëherë vetë portieri do të këronte largimin dhe shuma prej 35 milionë paundësh do të ulej ndjeshëm. Megjithatë, kjo është një situatë hipotetike dhe pavarësisht rezultateve të Everton, Tottenham do të bëjë maksimumi për të transferuar Pickford.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like