Rinovimet te Juventusi, Bernardeschi si Dybala, ndryshon fati i Perin   

by admin
Spread the love

Një situatë jo shumë e qartë për sa i përket rinovimeve te Juventusi. Pas mungesës së marrëveshjes me Paulo Dybalën, pritet që të largohet gjithashtu edhe një tjetër lojtar me parametër zero.

Këtë herë bëhet fjalë për Federico Bernardeschi i cili nuk është më pjesë e planeve të Allegrit. Edhe pse lojtari ka prioritet të qëndrojë te Juventusi, drejtuesit i kanë komunikuar agjentëve të lojtarit të shikojnë edhe për opsione të tjera.

Nuk paraqitet e njëjta situatë për portierin e dytë, Mattia Perin. Portierit italian i është ofruar një rinovim kontrate për të paktën edhe dy vite. Ai do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro në sezon dhe palët janë shumë pranë firmës në kontratë. /oversport.tv

You may also like