Rinovim dhe gradim tek Eintracht Frankfurt, Ervin Skela në Champions

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë të re me Eintracht Frankfurt, deri më 30 qershor 2025. Vlonjati sezonin e fundit ka qenë trajner i Eintracht Frankfurt U17 dhe tani kalon te 19-vjeçarët.

Skela do të jetë ndihmëstrajner, krah Damir Agovic, në ekipin që do të luajë UEFA Youth League, ekuivalenti i Champions League për të rinj.

Ish-fantazisti i kombëtares është pjesë e klubit gjerman prej dy vitesh, ku e nisi si zëvendëstrajner te 17-vjeçarët.

Skela po i ngjit shkallët një e nga një dhe vlerësimi është maksimal për të, pasi edhe ka luajtur me Eintracht Frankfurt në periudhën 2001-2004.

Shefi i akademisë, Alexander Richter, ka deklaruar: “Ervin Skela është një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin e lojtarëve tanë, si në aspektin e futbollit, por edhe për t’u treguar lojtarëve të rinj se çfarë do të thotë të luash për Eintracht Frankfurt”. / oversport.tv

Foto: Eintracht Frankfurt, Twitter

You may also like