Rinia e ASH-së: Të zhvillojmë tregun e mallrave, t’i ndalim pazarllëqet që dëmtojnë Tetovën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në një aktivitet në tregun e Tetovës, kandidatët e Aleancës për Shqiptarët për këshillin e Tetovës kanë takuar qytetarët në ditën e tregut duke prezantuar programin e rinisë për zgjedhjet e parkohshme lokale në Tetovë, shkruan Top24.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar bashkëqytetarë,

Sot vizituam tregtarët dhe qytetarët që frekuentojnë tregun e qytetit për t’i njoftuar ata me programin dhe vizionin e rinisë së Aleancës për Shqiptarët për Tetovën dhe tetovarët. Në këtë ditë tregu ishim dëshmitarë të vështirësive dhe kushteve të rënda me të cilat ballafaqohen tregtarët, por edhe qytetarët, për shkak të mungesës së një hapësire adekuate, infrastrukturës dhe kushteve që duhet t’i ketë një treg. Për këtë temë kemi folur në shumë cikle zgjedhore, ndërsa janë zotuar edhe shumë parti që kanë marrë dhe kanë keqpërdorur pushtete lokale e qendrore. Por, ne sot dhe nga ky vend, duam t’u bëjmë një apel të rëndësishëm bashkëqytetarëve tanë. Për të zgjidhur këtë problem, por edhe shumë probleme të tjera me të cilat përballet qyteti ynë dhe tetovarët, në këtë ditë tregu u apelojmë që të mos lejojnë të bëhen pazarllëqe me fuqinë e tyre, të drejtën e votës dhe mos t’u japin mundësi atyre që bëjnë pazare me Tetovën dhe fatin e tetovarëve. Sot është dita dhe ky është vendi për tregti mallrash e produktesh, ndërsa 20 gushti është dita vendimtare kur tetovarët do të vendosin për të ardhmen e qytetit dhe për të ardhmen e brezave të rinj.

Blerian Imeri, kandidat i ASH-së për Këshillin Komunal të Tetovës”, thonë nga ASH.

VIDEO:

You may also like