Rindizet retorika “nxitëse” për luftën e vitit 2001! – Shqip

by admin
Spread the love

Përplasje në distancë Mickoski – Ahmeti

22 vite pas, eskalon debati në distancë për luftën e vitit 2001. Po bëhet më e zjarrtë retorika politike BDI – VMRO DPMNE për këtë luftë, por nuk mungojnë edhe partitë tjera.

Deklaratave për luftën e vitit 2001, të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, në tubimet me qytetarë, sic njofton KlanM, kreu I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, I është përgjigjur se edhe ai ka qenë vullnetar në këtë luftë por nuk e ndjen se ka humbur këtë luftë.

Lideri I integristëve Ali Ahmeti, sic njofton KlanM, nga tubimi në Tetovë, I çoi edhe një mesazh Mickoskit.

“Qentë le të lehin, karavani po ecën. Përse të hyjë unë në debat me Hristijan Mickoskin. Paska qenë në luftë ai në vitin 2001. E ka thënë në television ai”, tha Ali Ahmeti.

Por, Mickoski nuk e la me kaq. Ahmetit dhe Kovaçevskit I është përgjigjur me një postim në Facebook. Në foton që e ka shoqëruar me tekstin, sic percjell KlanM, Mickoski shihet me uniformë ushtarake dhe me “kallash” në dorë. Nuk dihet se kur është bërë kjo fotografi, por lideri I VMRO-DPMNE-së, u bën thirrje Ahmetit dhe Kovaçevskit, që të mos I nxjerrin nga konteksti fjalët e tij.

“Përrallat për vitin 2001, Aliu mund t`ia tregojë Dimitar Kovaçevskit. I pari inkurajohet nga haciendat komfore në Zajas, derisa populli shqiptar dhe maqedonas janë të urritur. I dyti, si dezertor I vitit 2001, gjithçka do t`i besojë dhe duhet ta zbatojë, për të bërë kriminalitet edhe ai vetë. Herën tjetër le të shohin dhe lexojnë mirë atë që e them, e jo ta nxjerrin nga konteksti. Unë mendova se do të lëvdërohen me fabrikë të re…”, shkruan Mickoski në Facebook.

Deklaratat militariste të kreut të VMRO-DPMNE-së, në pjesën ku ai tregon se ka qenë vullnetarë dhe ka fituar në luftë, tregojnë se ai është peng i Apasievit, vjen reagimi i LSDM-së.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se Mickoski është politikan pa qëndrim dhe vision për cështjet strategjike dhe vepron kundër interesave të vendit dhe qytetarëve.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëhen peng të politikave populiste dhe retorikave nxitëse të “Levicës”, që pengojnë rrugën evropiane të vendit dhe bëjnë gara mes veti në veprimin e dëmshëm politik”, thonë nga LSDM

Viti sfidues 2023, përballja me krizën ekonomiko-energjetike, domosdoshmëria e votimit të ndryshimeve kushtetuese për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit, kërkesa e vazhdueshme e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare por edhe paraqitja e fraksioneve brenda disa partive, kanë bërë që partitë të dalin në terren në takime me qytetarët. Gjatë këtyre takimeve por edhe deklaratave publike, sic njofton KlanM, nuk kursehen mjetet që kundërshtarëve politik t`u dërgohen mesazhe nga më të ndryshmet. /KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like