Rina Balaj shfaqet provokuese në fotosesionin e ri të realizuar në Santorini

by admin
Spread the love

Rina Balaj këto ditë po i kalon bashkë me të dashurin e saj, Sin Boy, në një prej vendeve më të bukura bregdetare, në Santorini të Greqisë.

Këngëtarja që krahas muzikës është një prej femrave të estradës që komentohet edhe për linjat e saj trupore, ka provokuar edhe një herë përmes një fotosesioni të ri.

Rina solli për fansat e saj të shumtë në Instagram disa fotografi që kishin në fokus format e saj joshëse, teksa shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri.

“Fotografi të realizuara nga një e panjohur, që nuk është më e panjohur”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotove.

Rina ndërkohë ka paralajmëruar këngën e re “Mia” që publikohet nesër (9 nëntor), bashkë me albumin e saj “Balerina”.

Deri tani, këngëtarja ka lansuar disa projekte që do të jenë pjesë e albumit, pak ditë më parë ajo publikoi këngën “Aver”, e cila u mirëprit nga adhuruesit e saj.

Lexo lajme interesante

You may also like