Rina Balaj publikon albumin e parë “Balerina” – Shqip

by admin
Spread the love

10:34 | 9 Nentor 2021

Foto: Instagram

Rina Balaj nis një karrierë muzikore si repere, por prej kohësh ajo është fokusuar në një zhanër tjetër atij RnB, duke u bërë kështu një prej këngëtareve më të preferuara aktualisht.

Pas disa projekteve të suksesshme që ka lansuar së fundi, këngëtarja tashmë ka finalizuar albumin e parë në karrierë.

Albumi me titullin “Balerina” është publikuar mbrëmë pas mesnate (9 nëntor), në të gjitha platformat, dhe përveç këngëve që tashmë ajo i ka publikuar, në album janë të përfshira edhe disa këngë të padëgjuara deri tani.

Kështu ka bërë të ditur vet artistja në disa postime në rrjetet sociale, ku u shfaq duke festuar lansimin e tij.

Kujtojmë që përveç albumit, Rina sot gjatë ditës publikon një prej këngëve të albumit “Mia” të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

You may also like