Rikthimi i Flamurtarit, rivali Dinamo, premiot dhe situata e Moçkës, Ditmar Bicaj flet për Oversport

by admin
Spread the love

Flamurtari ka një objektiv të qartë këtë sezon, ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Vlonjatët po bëjnë mjaft mirë, ndërsa në ndeshjen e fundit barazuan ndaj Skënderbeut, një prej rivalëve kryesorë në luftën për t’u ngjitur në elitë së bashku me Dinamon.

Ditmar Bicaj, një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Flamurtari ka dhënë një intervistë për Oversport ku ka zbuluar fakte mjaft interesante për skuadrën vlonjate. Ai ka komentuar gjithashtu edhe për rivalitetin që ka në këtë vit në Kategorinë e Parë, objektivat e skuadrës dhe premion e premtuar nga drejtuesit.

Mbrojtësi 33-vjeçar nuk la pa përmendur edhe situatën e Moçkës i cili ka qenë pjesë e faqeve të para në mediat shqiptare. “Është një situatë që do të zgjidhet brenda familjes” u shpreh Bicaj që është i bindur se nuk do të ketë probleme.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Oversport në Youtube.

You may also like