Rikthehet shoqëria e vjetër, Semi Jaupaj pajtohet me Donald Veshajn

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka qenë një mike e ngushtë me aktorin Donald Veshaj, me të cilin qëndroi shumë afër gjatë eksperiencës së saj në Big Brother VIP.

Megjithatë, raportet e tyre u ftohën pasi ky i fundit nisi një lidhje të re dashurie me Beatrix Ramosajn, pas takimit të famshëm që pati me Bora Zemanin – kjo mike e ngushtë e Jaupajt.

Semi ndërkaq që nga fillimi tha se beson në dashurinë e Borës dhe Donaldit dhe se ata akoma e duan njëri-tjetrin, pavarëisht që kishin disa muaj të ndarë.

Pas një sërë deklaratash që bëri, Semi duket se është pajtuar me Donaldin dhe kjo u bë e ditur nga artisti.

Ai ka publikuar një video në InstaStory, përmes të cilës thotë se do jetë e ftuar në emisionin e tij “Më lër të flas”.

Se çfarë do të flitet dhe se a do të sqarohet historia e tyre, mbetet të shihet në vazhdim.

Donaldi dhe Bora ndryshe së fundmi kanë qenë bashkë në një event në Prishtinë dhe se këto ditë po flitet për një ribashkim të mundshëm të tyre.


You may also like