Rikthehet qetësia te PSG – Shqip

by admin
Spread the love

Messi e Mbappe bashkohen me skuadrën, shpresa për të luajtur ndaj Bayern

PSG rikthehet të buzëqeshja. Kampionët francezë pritet të bazohen te cilësitë e dy yjeve të skuadrës, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi për duelin e fazës së 1/8-ave të Champions League ndaj Bayern Munich. Dyshja ka lënë pas dëmtimet dhe kanë zbritur në fushën stërvitore, duke rritur shpresat për minuta në sfidën kundër gjermanëve.

Argjentinasi pësi një dëmtim në humbjen ndaj Marseille në Kupë teksa Mbappe qëndron jashtë fushave të lojës prej thuajse dy javësh. Rikthimi i dyshes ka sjellë në kampin francez deri diku qetësinë pas ecurisë jo shumë të mirë në sfidat e fundit.

PSG ka humbur në katër ndeshje të këtij viti, përfshirë ato ndaj Lens dhe Rennes në kampionat si dhe disfatën kundër marsejezëve në Kupën e Francës. Pas kësaj humbje, tek PSG nisi konflikti mes brazilianëve Neymar e Marquinhos me drejtorin sportiv të klubit, me këtë të fundit që i kërkoi llogari lojtarëve për paraqitjen jo shumë të mirë në fushën e lojës.

Gjithsesi ndaj Bayern, PSG do kërkojë të bëjë kthesën dhe me dy armë si Messi e Mbappe në fushë do të shtonte akoma dhe më shumë mundësinë për një rezultat pozitiv kundër gjermanëve.

Klan News

You may also like