Rikthehet Premier League/ Siparin e hapi Tottenham me Brendford që barazuan 2-2, sot luan dhe liverpooli e arsenali

by admin
Spread the love

Te hënën u rikthye pas botërorit premier liga angleze, një nga kampionatet me të forta dhe më spektakolare në botë.

Siparin e hapën Totenham me Brendford, një nga surprizat e këtij sezoni.

Dhe në fakt Brendford dhuroi spektakël edhe sot, njëlloj si përpara botërorit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Janelt dhe më pas në fillim të pjesë së dytë dyfishuan shifrat me Tonney.

Por pas disavantazhit të dyfishtë Totenhem rriti nivelin e lojës dhe barazoi rezultatin në vetëm 6 minuta, fillimisht me kapitenin Harry dhe më pas me hajbjerg.

Pasdite u luajtën dhe katër sfida të tjera, Cristal Palace –Fullam që përfundoi 0-3 dhe Sauthampton -Brighton që përfundoi me rezultatin 1-3 ndërsa në orën 18 e 30 zbriti në fushë Liverpulli qe kishte përballë Aston Villen.

Ndërsa në mbrëmje luan kryesuesja e premier ligës arsenal ndaj West Ham. Të gjitha këto sfida transmetohen ekskluzivisht në DigitalB, në platformën më të dashur të shqiptarëve

Ndërkohë këtë javë startojnë dhe kampionatet e tjerë elitarë, liga franceze dhe ajo spanjolle që do të luajnë sfida deri mbrëmjen e 31 dhjetorit.

 


Top Channel

You may also like