Rikthehet pas 10 vitesh në “Allianz”, Del Piero pritet me ovacione

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tërheqja e tij nga futbolli ka qenë një nga momentet më emocionues dhe më prekës në historinë e futbollit italian.

10 vite më vonë, Alessandro Del Piero rikthehet për herë të parë në stadiumin “Allianz”, që nga 13 maji i vitit 2012 kur luajti ndeshjen e tij të fundit në karrierë.

Ish-kapiteni legjendar i Juventusit është pritur me duartrokitje dhe ovacione nga publiku bardhezi, që nuk mund të harrojë një kampion që ka shkruar historinë e klubit. / Oversport.tv

Foto: Juventus TV Twitter

You may also like