‘Rikthehet’ Elvis Pupa, urimi ndryshe i aktorit për festën e Pavarësisë: Fatkeqësisht, kombet e vogla…

by admin
Spread the love

Edhe pse prej disa vitesh, emri i tij nuk dëgjohet në ekranet shqiptare, Elvis Pupa vijon të mbetet një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar. Rolet e tij të ndryshme në programin e humorit ‘Portokalli’, apo edhe më pas emisioni i tij ‘M’fal për Shprehjen’ vijojnë të mbeten të paharruara nga shumë fansa të aktorit.

Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij jetojnë prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa pikërisht sot, kur të gjithë shqiptarët festojnë dhe urojnë ditën e Pavarësisë, aktori shkruan se nuk mund ta quajë një komb të pavarur, thjesht se nuk jemi në luftë e për këtë arsye ai ka bërë një urim ndryshe.

“Ta quash një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në luftë është interes hileqar i politikës për ta shitur si meritë të saj. Fatkeqsisht në ditët e sotme kombet e vogla, gjithmonë do jenë të varur në shumë pikëpamje nga kombe më të fuqishme si dhe nga politikanët tanë të rëndomtë me aftësi të kufizuara.

Ndaj sot po uroj ndryshe: Gëzuar çdo ditë egzistencën mijra vjeçare vendi i lindjes, përvojave dhe i kujtimeve tona” – shkruan Elvis Pupa në rrjetet e tij sociale.

You may also like