Rikthehen temperaturat nën zero gradë, meteorologët tregojnë si pritet të jetë kjo javë

by admin
Spread the love

Temperaturat pritet të bien ndjeshëm gjatë javës në vijim, ndërsa ditën e martë termometri pritet të regjistrojë temperatura nën zero gradë celcius.

Sipas meteorologëve, gjatë kësaj jave, në kryeqytet temperatura do varjojë nga 15 në 0 gradë celcius duke arritur në pikën më të ulët ditën e martë me 8 deri në 0C, në Durrës deri në 4 gradë celcius, Fier me 3 gradë celcius, Gjirokastër deri në -4C, Korçë deri në -7, Lushnje 1C, Elbasan -2, Kukës -6, Peshkopi -9, Tropojë -6, Lezhë 0C, Shkodër 1C.

Rreshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë javës, ndërsa në vendet malore parashikohen rreshje të dëborës. Era do të fryjë përgjithësisht e lehtë deri në 20 km/h.

Lexo lajme interesante

You may also like