Rikthehen lotët për tragjedinë shqiptare në Bullgari – Shqip

by admin
Spread the love

Eshtrat e 45 personave që humbën jetën në aksidentin që ndodhi më 23 nëntor në perëndim të Bullgarisë, janë sjellë në Maqedoninë e Veriut – në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me dy avionë transportues ushtarakë bullgarë.

Në sheshin “Skënderbej” në Shkup u vendosën kurora lulesh në kujtim të jetëhumburve.

Ministria e Jashtme në Shkup njoftoi se kolona e cila përmban eshtrat e viktimave të aksidentit do të lëvizë nëpër rrugë të caktuara të kryeqytetit dhe se qytetarët mund ta ndjekin ceremoninë në një ekran që do të vendoset në sheshin “Skënderbej”.

Identifikimi i eshtrave u përfundua të mërkurën, pas analizës së ADN-së në Bullgari.

Hetimet për aksidentin e autobusit që ndodhi gjatë kthimit të pasagjerëve nga Stambolli për në Shkup janë zhvilluar nga autoritetet bullgare.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet bullgare konstatuan se autostrada kishte disa mangësi dhe se shkaku i jetëhumbjes së 45 personave ishte zjarri në autobus.

Përveç faktorit njerëzor, prokuroria bullgare po heton edhe mundësinë e substancave të dyshimta të ndezshme që mund të kenë shkaktuar zjarr në autobus. /tesheshi.com/

 

 

You may also like