Rikrijon lojërat e “Squid Game” në jetë reale – videoja e MrBeast thyen rekord shikueshmërie në YouTube për vetëm një ditë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MrBeast është bërë më i famshëm për realizimin e disa prej ngjarjeve në një version më ndryshe, të përpunuar dhe mjaft të kushtueshëm që kanali YouTube ka parë ndonjëherë.

Djaloshi ka bërë gjithçka, nga dhënia e një milion dollarësh për këdo që mund të mbante të gjitha faturat e deri te kalimi i 50 orësh në një burg të sigurisë maksimale.

Pra, me të vërtetë dukej se ishte vetëm çështje kohe para se MrBeast të sillte versionin e tij të hitit të Netflix, “Squid Game”.

Ylli i YouTube njoftoi se ai do të rikrijonte të gjitha lojërat e paraqitura në shfaqje sapo njëra prej videove të tij në TikTok të arrinte dhjetë milionë pëlqime.

Ndërkohë që videoja arriti atë moment historik (aktualisht ka 17.8 milionë pëlqime), MrBeast filloi të punonte për lojërat, duke u premtuar fansave të tij se do të ishte sa më i saktë për shfaqjen.

Pasi nisi xhirimet dhe zbuloi saktësisht se sa po shpenzonte për projektin, njerëzit në rrjetet sociale filluan të pyesin veten nëse ky do të ishte një veprim i mirë.

Derisa një pjesë theksuan se ishte argëtuese, disa prej tyre nuk u pajtuan me këtë.

MrBeast po shpenzon miliona për të rikrijuar lojërat nga shfaqja, teksa vendos njerëzit në situata të rrezikshme për të fituar para që mund të ndryshojnë jetën e tyre.

Ndërkaq, të tjerë kanë pranuar se MrBeast bën shumë punë bamirësie që nuk duhet të lënë në hije nga projekti i tij, “Squid Game”.

Përveç kanalit të tij kryesor në YouTube, MrBeast drejton “Beast Philanthropy”, një kanal ku 100% e të ardhurave shkojnë në një qilar ushqimor që ai hapi në fillim të këtij viti, si dhe përpjekjet e tij të tjera bamirëse.


You may also like