Rihanna transformohet në pamjen virale të reperit Gunna në Javën e Modës në New York për Halloween

by admin
Spread the love

Gunna mund të jetë turpëruar për shkak të paraqitjes së tij në Javën e Modës në New York muajin e kaluar, por pamja e tij ikonë tërhoqi vëmendjen e një prej emrave më të mëdhenj të modës dhe muzikës.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës, Rihanna e cila debutoi kostumin e saj të Halloween të dielën (31 tetor) e cila u shfaq e veshur si reperi i njohur, madje duke rikrijuar edhe pozat e njëjta.

Veshja përfshin çizme të gjata Rick Owens, një pulovër të tejdukshme me mëngë të gjata, pantallona të shkurtra, syze dielli, zinxhirë dhe një jelek lëkure – me të gjitha këto u shfaq reperi vetëm një muaj më parë.

Rihanna madje vendosi të njëjtin mbishkrim që reperi u kishte bërë pozave të tij në Instagram “D.S.4”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Gunna komentoi në imazhet e 33-vjeçares, përpara se ta ripostonte imazhet në InstaStoryn e tij.

Dukja e Rihannës për natën e Halloween ishte ndër më të komentuarat në natën e festës dhe nga fansat e saj në Instagram


You may also like