Rihanna është shtatzënë për herë të parë? Kjo foto ka gëzuar gjithë fansat

by admin
Spread the love

Rihanna shtatzënë? Mesa duket po! E nuk janë dyshime të kota.

Pas pamjeve nga ceremonia ku Barbados u shpall republika më e re në botë, fansat kanë spekuluar se Rihanna mund të jetë shtatzënë. Ylli i muzikës u nderua si heroinë kombëtare e vendlindjes së saj.

Shkak i dyshimeve se këngëtarja po pret një fëmijë me të dashurin, Asap Rocky u bë barku pak i fryrë i saj.

Sipas MTO News, një burim zbuloi se barku i Rihanna-s u pa fillimisht kur ajo po dilte nga avioni privat me të cilin mbërriti në Barbados më herët.

Rihanna është shtatzënë, ajo ka një bark të madh dhe po duket. Jam shumë i emocionuar”, tha burimi për MTO News.

Një tjetër burim zbuloi se punonjësit u informuan të mos pinin duhan brenda mjedisit pasi ajo synon ta sjellë fëmijën e saj në një “ambient të shëndetshëm”.

Gjithsesi presim një reagim nga vetë artistja për të na hedhur dritë mbi këto thashetheme.

Kjo nuk është hera e parë që ylli botëror përflitet se është në pritje të ëmbël.Në vitin 2019, ajo tha: “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di.. planin e Zotit. Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëni pas kësaj intervistë”, tha asokohe ajo.

Po ashtu, edhe pas Met Gala 2021, shumë fansa pohuan se Rihanna po fshehte shtatzëninë. Ishte veshja shumë e gjerë në ngjyrë e zezë nga marka Balenciaga, e cila bëri që fansat e saj të besonin se Rihanna ishte në pritje të fëmijës së parë.


Lexo lajme interesante

You may also like