Richarlison: Qava kur humbëm finalen e “Copa America”, por u gëzova për Messin

by admin
Spread the love

Në një intervistë të gjatë dhënë për ESPN, Richarlison de Andrade foli për admirimin e tij të thellë për Lionel Messin: “Ai është lojtari më i mirë në botë, është nga një planet tjetër. Unë do të doja të luaja përkrah tij. Kur humbëm Copa America kam qarë shumë, ishte një zhgënjim i madh, por gjithashtu mendoja se Messi e meritonte një titull me kombëtaren e tij”, tha sulmuesi i Everton.

Për fat të mirë, zhgënjimi u shua pak ditë më vonë me medaljen e artë olimpike: “Pas humbjes së finales u mbylla në dhomën time dhe nuk doja të dilja. Dy ditë më vonë u nisa për në Japoni për Olimpiadën, nuk mund të vazhdoja të isha i trishtuar”.

Gjithashtu ai thuri elozhe për Ancelottin dhe Vinicius, si dhe tregoi kush është për të ekipi më i mirë në botë: “Ekipi më i mirë në botë është Real Madrid. Ka Vinicius, i cili po kalon një kohë të mrekullueshme dhe një trajner të madh si Ancelotti. Reali është me fat për të”.

Më pas edhe një koment për “Qatar 2022”: “Brazili është një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës. Ne nuk jemi eliminuar kurrë në raundin e parë dhe kemi fituar pesë trofe”. /oversport.tv

You may also like