“Rice i uroj suksese”, Guardiola: Do rrëzohemi sërish, këta dy lojtarë janë të pazëvendësueshëm

by admin
Spread the love

Pep Guardiola pret një tjetër sezon të madh nga Manchester City.

Trajneri spanjoll e pranon se sfida e tij më e madhe në prag të sezonit të ri, do të jetë ajo e përsëritjes së sukseseve të vitit që lamë pas. 52-vjeçari shprehet se gjatë sezonit do të ketë momente që skuadra e tij do të pësojë rënie dhe disfata, por e rëndësishme sipas spanjollit do të jetë motivimi dhe “uria” për t’u ringritur e për të mbërritur sërish te trofetë.

“Për ne sezoni i ri përfaqëson një sfidë shumë të madhe sa i takon mentalitetit, do të tregoje se sa shumë jemi rritur dhe a jemi mjaftueshëm të zgjuar për të mbajtur ritmin e sezonit të kaluar. Në dukje është thuajse e pamundur të përsërisim sezonin e kaluar, por kjo është sfida jonë.

Duhet të tregojmë sa dëshirë kemi dhe sa të uritur jemi për të fituar sërish. Në 11 muajt e ardhshëm do të kemi shumë momente ku mund të rrëzohemi, por e rëndësishme do të jetë mënyra si do të ringrihemi”.

Ndër të tjera, Guardiola komentoi edhe mbi Declan Rice e transferimin e tij te Arsenal ndërsa shtoi se dëshiron që Kylie Walker e Bernardo Silva të mbeten pjesë e Cityt.

“Rice vendosi të transferohej te Arsenal dhe për mua nuk ka asnjë problem, i uroj suksese. Është një lojtar i rëndësishëm dhe një djalosh shumë i këndshëm. Një goditje e madhe për Arsenal. Sa i takon Walker dhe Bernardo Silvës ata janë shumë të rëndësishëm për mua. I dua në skuadër dhe do të bëjmë gjithçka që ata të qëndrojnë, do të ishte shumë e vështirë të zëvendësoje dy personazh si ata të dy”, përfundoi Guardiola./ supersport


Top Channel

You may also like